Dhunoi qytetarin para hotelit të tij, procedohet penalisht biznesmeni Vasil Bedinaj

9 Gusht 2024 | 17:56

Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj është përfshirë në një sherr për hapësirat e plazhit në Vlorë. Sherri ka degjeneruar në dhunë pasi Bedinaj ka goditur me grusht një qytetar.

Biznesmeni i rrjetit të hoteleve “Regina Group” shfaqet në video teksa debaton me qytetarin për zonat e zëna të plazhit dhe pas konfliktit verbal, e sulmon fizikisht.

Euronews Albania ka pyetur drejtorinë vendore të Policisë së Vlorës e cila sqaroi se ngjarja i përket datës 8 korrik, dhe policia ka dhënë edhe një deklaratë po në atë datë, ku bëhet me dije se ndaj biznesmenit Vasil Bedinaj ka nisur procedim penal. Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj palës tjetër e cila ka dëmtuar makinën e biznesmenit.

Vasil Bedinaj është një sipërmarrës i njohur në jug. Kjo nuk është hera e parë që ndaj tij nis procedim penal.

Në vitin 2013 ai u hetua në gjendje të lirë pasi u kap duke ndërtuar pa leje në zonën e Radhimës.

Në vitin 2016, Bedinajt iu bë edhe një atentat me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, por atentati ndaj dështoi.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e datës 8 korrik:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026