Arrestohen 7 persona në Tiranë, 5 akuzohen për dhunë në familje

25 Qershor 2024 | 15:32

Këtë të hënë janë arrestuar në Tiranë 7 persona 5 nga të cilët me akuzën e dhunës në familje.

Një 38-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërsa një 40-vjeçar, shtetas i Kosovës, një 36-vjeçar në Kamëz dhe një 47-vjeçar në tiranë, janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Dy persona të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe shkaktim të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– S. P., 38 vjeç, 38 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– O. M., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. B. (S)., 36 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar ta godasë atë, me mjet të fortë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Ç. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 3 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, nga kjo strukturë u arrestua shtetasi A. B., 22 vjeç, në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. F., që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026