Konflikt mes vëllezërve në Klos, arrestohet 38-vjeçari, policia i gjen një pistoletë
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Klosit, ku përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje mes dy vëllezërve, mund të kishte pasoja të rënda për jetën.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Rufat Tusha, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Për motive të dobëta, ai u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij, ndërhyrja që ndërhyrja e policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit.
Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
“Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël, për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit R.T., 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.
Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge