Grusht shteti në Guinea-Bissau: Ushtria merr pushtetin, arrestohet presidenti
Udhëheqja ushtarake e Guinea-Bissau njoftoi sot se ka rrëzuar nga pushteti Presidentin Umaro Sissoko Embalo dhe ka marrë “kontroll të plotë të vendit”.
Në deklaratë thuhej se ushtria pezulloi procesin zgjedhor dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha kufijve tokësorë dhe ajrorë.
“Është futur edhe një shtetrrethim”, njoftoi gjenerali i brigadës Denis N’Kanya, kreu i kabinetit ushtarak të presidencës, në një fjalim nga selia e Shtabit të Përgjithshëm në Bisau, raporton portali afrikan “Jeune Afrique”.
Këshilli i Lartë Ushtarak për Rivendosjen e Sigurisë Kombëtare dhe Rendit Publik njoftoi se presidenti i rrëzuar u ndalua, së bashku me zyrtarët e lartë të sigurisë.
Më herët gjatë ditës, Embalo konfirmoi për “Jeune Afrique” se u arrestua rreth mesditës në pallatin presidencial, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Biage Na Ntan, Zëvendës Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Mamadou Toure dhe Ministrin e Brendshëm Botche Kande.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij