Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë, Rei Meta del para gjykatës

11 Gusht 2023 | 09:08

Rei Meta i cili është arrestuar pas vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau në një kancelari, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë.

Ai pritet të njihet me masën e sigurisë për vrasjen e cila tronditi opinion publik.

Mësohet se seanca gjyqësore do zhvillohet me dyer të mbyllura, gjyqtare është Emiljana Dhima ndërsa prokuror Arian Xhaferi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht, shkak për konfliktin mes dy personave dyshohet të jetë bërë një apartament. Burime konfirmojnë se Rei Mete futej shpeshherë si sekser për zgjidhjen e problematikave me pronat në Vlorë.

Ai merrte përgjegjësi për zgjidhjen e konflikteve, në emër të së ëmës, Nurihan Metes, e cila është anëtare e KLP-së.

Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të  përfitonte apartamente ose shuma monetare. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur vetë dakordësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të asaj që ka ndodhur brenda ambienteve të kancelarisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026