Gushti mbyll pushimet verore, kthehen në Greqi emigrantët e fundit

31 Gusht 2025 | 11:26

Gjatë fundjavës në doganën e Kakavijës po regjistrohet një fluks i shtuar në sportelet e daljes nga Shqipëria ndërsa rikthehen në shtetin grek emigrantët e fundit që kaluan pushimet e verës në vendlindje.

Sipas Policisë Kufitare në Kakavijë janë përpunuar 9.527  shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët  3.841  në hyrje dhe  5.686  në dalje, si dhe  3.107  mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1.265  në hyrje dhe  1.842  në dalje. Pjesë e fluksit të lëvizjes në kufi janë edhe turistët nga vende të ndryshme.

Policia Kufitare punon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërkohë që edhe pala greke ka përshpejtuar procedurat në sportelet e kontrollit të dokumenteve.

Përgjatë verës dogana e Kakavijës u përball me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve që lëvizën në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026