Gushti me rekord turistësh në hotele, mbi 490 mijë turistë vendas e të huaj

19 Tetor 2023 | 16:54

Numri i turistëve që fjetën në hotelet dhe bujtinat vendase u rrit ndjeshëm në muajin gusht. Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin për një bum vizitorësh, që statistikisht përkthehet me rritje vjetore 65%.

Zonat e Durrësit, Lezhës e Shkodrës rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj.

Në muajin e pikut të sezonit turistik, hoteleria priti 493 mijë vitizitorë shqiptarë dhe të huaj, nga 300 mijë që u raportuan gushtin e vitit 2022.

Sipas rajoneve, edhe jugu ka shënuar rritje të fortë, dhe këtu INSTAT i referohet zonave që gjenden më pranë bregtetit.

Në të njëjtën linjë kanë ecur dhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 59%, në krahasim me Gusht 2022.

Sipas pasaportës, shtetasit nga Kosova përbënin 19% të fluksit, ndjekur nga Italianët me 9%, Polakët 6%  dhe Gjermanët me 5%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026