Guterres thirrje SHBA dhe Venezuelës për ulje të menjëhershme të tensioneve

17 Dhjetor 2025 | 19:38

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për përmbajtje dhe një ulje të menjëhershme të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

Zëvendëszëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq tha se Guterres u bëri thirrje të dy vendeve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe çdo kuadër tjetër ligjor të zbatueshëm, për të siguruar paqen në rajon.

Trump pas sulmeve ndaj anijeve të dyshuara me drogë ka urdhëruar një bllokadë totale kundër cisternave të sanksionuara të naftës që udhëtojnë për në ose nga Venezuela.

Ministri i mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino ka deklaruar se ushtria e vendit nuk dekurajohet nga kërcënimet e presidentit Trump. Meksika nga ana tjetë i ka kërkuar OKB-së që të ndërmarrë masa që situata të mos marrë përmasa më të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së vendit, Oleksandr Syrskyi. Kjo vjen vetëm disa ditë pas shkarkimit të...
07:58 | 22/07/2026

Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën një paketë të re tarifash, këtë herë për barnat gjenerike të prodhuara jashtë vendit, që do të fillojnë...
07:53 | 22/07/2026

Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” me...
07:26 | 22/07/2026