Guvernatori Sejko merr drejtimin e Qendrës së Ekselencës në Lubjanë

9 Qershor 2022 | 15:31

Shqipëria mori nga Sllovenia drejtimin e Bordit të CEF.

CEF është Qendra e Ekselencës në Financë me seli në Lubjanë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të jetë dhe kryetari i bordit drejtues të kësaj organizate ndërkombëtare.

CEF-i është një institucion i krijuar në janar të vitit 2001, nga qeveria sllovene me iniciativën e Ministrisë së Financave të Sllovenisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e financave të vendeve të tjera të Evropës Juglindore.

Misioni i CEF-it është promovimi i njohurive për standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në menaxhimin e financave publike dhe bankingut qendror, duke ofruar trajnime të specializuara, duke inkurajuar shkëmbimin e eksperiencave dhe punëve kërkimore, si edhe duke ofruar asistencë teknike për vendet si: Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Turqia.

Bordi Drejtues i CEF-it është organi më i lartë vendimmarrës dhe anëtarët e këtij bordi janë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026