Guvernatori Sejko: Moratorium 3-mujor për të gjithë kredimarrësit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke sqaruar detajet mbi vendimin më të fundit për shtyerjen me tre muaj të kredive për shkak të situatë së krijuar nga coronavirus, u shpreh se përfitues do të jenë bizneset por dhe individët. Z. Sejko gjatë një interviste për Euronews Albania, u shpreh se, gjithashtu të gjitha bankat e nivelit të dytë do të marrin masa për të mbrojtur punonjësit dhe klientët.
“Do të ketë shtyrje për të gjitha kategoritë si biznese dhe individë për një periudhë 3-mujore. Me masat që janë marrë shumë biznese janë mbyllur dhe në këtë situatë u japim një mundësi bizneseve që të mos goditen nga kjo situatë. Nuk ka falje por shtyrje të këstit. Do të doja të sqaroja se ata klientë që duan t vijojnë shlyerjen normale mund të vijojnë ta kryejnë këtë gjë”, deklaroi Guvernatori i BSH-së.
Me këtë vendim do të ketë një lloj moratoriumi dhe gjithçka sa i takon shlyerjes së kredisë do të nisë pas tre muajsh, pa asnjë interes shtesë. Kjo do të thotë se, shlyerja e kredisë do të zgjatet me një afat tre mujor. “Kemi bërë një moratorium. Fillon pagesa aty ku mbetet sot, shtyhet me tre muaj e gjithë kredia”, tha ai.
Përveç këtij vendimi të Bankës së Shqipërisë, z. Sejko nuk përjashtoi mundësinë që dhe qeveria të miratojë një paketë lehtësirash të tjera për bizneset.
Duke folur për ndikimin ekonomik që mund të sjellë coronavirusi, Guvernatori u shpreh i bindur se parashikimi për një rritje ekonomike prej 3% duhet rishikuar. Nga ana tjetër, ai përjashtoi mundësinë që vendi ynë të hyjë në recesion për vitin 2020, siç mund të ndodhi me Italinë.
“Parashikimi ynë për rritje ekonomike 3% mund të rishikohet. Nuk mund të them se sa do të jetë ulja, por nuk do të biem në recesion”, theksoi z. Sejko duke bërë apel: “Shqiptarët duet të ruajnë qetësinë, sepse paniku krijon probleme jo vetëm në ekonomi por në të gjitha aspektet e jetës”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:40 Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë