Guvernatori Sejko zhvillon një takim me drejtues të Bankës Botërore

18 Mars 2026 | 12:26

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko këtë të mërkurë ka pritur në një takim Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu dhe Menaxheren për Rajonin e Ballkanit pranë Bankës Botërore, Martha Licetti.

Mësohet se ky takim është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore për forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar në vend.

Sejko gjatë fjalës së tij vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore për Shqipërinë, veçanërisht nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve që synojnë përmirësimin e kuadrit rregullator, forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e tregjeve financiare.

Ai theksoi se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar paraqiten në një trajektore pozitive zhvillimi. Guvernatori nënvizoi se vendimmarrja për politikën monetare do të vijojë të mbështetet në analizën e të dhënave më të fundit ekonomike dhe financiare.

Në këtë kuadër, vendimet e Bankës së Shqipërisë do të synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, duke qenë njëkohësisht në përputhje me kahun e politikës fiskale dhe zhvillimet në kursin e këmbimit.

Gjithashtu u diskutua për prioritetet kryesore të reformave në sektorin financiar dhe projektet zhvilluese që mund të mbështeten në kuadër të serisë së ardhshme të Development Policy Lending 2026-2027.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), ku palët ndanë pikëpamjet mbi pritshmëritë dhe prioritetet që lidhen me këtë proces, i cili synon forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sektorit financiar në vend.

Në vijim, bisedimet u përqendruan në progresin e arritur në drejtim të stabilitetit financiar, forcimit të kuadrit të mbikëqyrjes dhe përafrimit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe mbështetjen e ofruar nga programi FINSAC.

Gjithashtu, u diskutua mbi zhvillimet në fushën e modernizimit dhe digjitalizimit të sistemeve të pagesave, përfshirë ndikimet e anëtarësimit të Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA) dhe përafrimin me acquis-në e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Në këtë kuadër, palët u ndalën edhe në statusin dhe hapat e ardhshëm për zhvillimin e sistemit të pagesave të menjëhershme, si dhe në mundësitë për mbështetje teknike nga Banka Botërore.

Në përfundim të takimit, palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe angazhimin për të vijuar mbështetjen ndaj reformave që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit financiar dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026