Haaland vendos një tjetër rekord në karrierë
Të shënojë në portën e kundërshtarit është gjëja që ai di të bëjë më mirë. Bëhet fjalë për Erling Haaland, i cili ka vendosur një tjetër rekord në karrierë. Këtë herë, jo me Man Cityn, por me Norvegjinë, në duelin ndaj Sllovenisë, ku regjistroi një dygolësh. Me këtë sukses të tij, Haaland bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares norvegjeze, me 34 gola të realizuara deri më tani. Për të vendosur këtë rekord, 24-vjeçarit i janë dashur vetëm 36 paraqitje.
Përpara tij, shënuesi më i mirë ishte Jørgen Juve me 33 gola dhe Einar Gundersen me 26 realizime. Haaland u ftua për herë të parë në kombëtaren A në vitin 2019, ndërsa ishte një shënues i rregullt edhe me ekipet zinxhir të kombëtares norvegjeze.
Norvegjia ka një ecuri pozitive në këtë edicion të Nations League, ku numëron 7 pikë në 3 ndeshje, me një kontribut të jashtëzakonshëm edhe të sulmuesit të Man Cityt.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet i pajetë në pishinë futbollisti i njohur me origjinë greke, nisin hetimet
- Ndahet nga jeta legjenda e Liverpoolit
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës