Hajdari: Shkodra nuk do të ndryshojë, mbetet e djathtë
19 Janar 2023 |
19:36
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se Shkodra mbetet e djathtë dhe nuk do të ndryshojë as në këto zgjedhje.
Sipas saj largimi i Agron Çelës mbetet një zgjedhje personale që nuk do të ndikojë te opozita.
“Është zgjedhje personale, ashtu siç largohen nga politika, mund të shkojnë edhe në kampin tjetër politik. Ata do mbajnë barrën e tyre personale,” – u shpreh Hajdari.
Deputeti Agron Çela, i është bashkuar së fundmi Partisë Socialistë në Shkodër.
Ish-deputetja Hajdari tha se përfitimet afatshkurtra mund të jenë të mëdha ama nëse i referohemi një periudhe afatgjatë, reputacion i Çelës do të cenohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit