Hajdarmataj komenton rolin e Rrumbullakut në rastin e dy të zhdukurve në Sarandë

Arben Hajdarmataj
2 Maj 2023 | 21:56

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj tha në “Now me Erla Mëhillin” se zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit ka ardhur edhe pas neglizhencës së policisë sa i takon kallëzimit nga familjarët.

Sipas tij prania e Rrumbullakut është shumë e rëndësishme dhe do të shërbejë për mobilizimin e efektivëve në Sarandë dhe gjetjen e “dy të fortëve”.

“Zoti Rrumbullaku ka bërë mirë që ka shkuar vet atje që të japë një hov në kuptimin e hetimit dhe në fund të fundit të bëjë një analizë të saktë çfarë ka ndodhur në qytetin e Sarandës sepse u bënë gjithë këto ditë dhe ka 2-3 ditë që merr vëmendje. Zakonisht, në aspektin e hetimit, dihet që momentet e para janë deçizive,” – u shpreh Hajdarmataj.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026