Hakerat iranianë hyjnë në emailin e drejtorit të FBI, publikojnë materialet në internet
Hakera të lidhur me Iranin kanë deklaruar publikisht se kanë depërtuar në kutinë personale të emailit të drejtorit të FBI-së, Kash Patel, duke publikuar në internet fotografi të tij dhe dokumente të tjera.
Në faqen e tyre, grupi i hakerëve “Handala Hack Team” shkroi se Patel “tani do ta gjejë emrin e tij në listën e viktimave të hakuara me sukses”. Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë konfirmoi se emaili i Patel ishte komprometuar dhe shtoi se materialet e publikuara në internet duken autentike.
FBI nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, ndërsa as hakerët nuk kthyen përgjigje ndaj mesazheve të dërguara.
Handala, që e përshkruan veten si një grup hakerësh vigjilantë pro-palestinezë, konsiderohet nga studiuesit perëndimorë si një nga disa identitete të përdorura nga njësitë e inteligjencës kibernetike të qeverisë iraniane. Së fundmi, grupi mori përsipër edhe sulmin ndaj kompanisë Stryker (SYK.N), një ofrues pajisjesh dhe shërbimesh mjekësore me seli në Michigan, duke pretenduar se kishte fshirë një sasi të madhe të të dhënave të saj më 11 mars.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur emailet e Patel. Megjithatë, adresa personale në Gmail që Handala pretendon se ka komprometuar përputhet me një adresë të lidhur më parë me Patel në rrjedhje të të dhënave, të dokumentuara nga firma e inteligjencës së “dark web”-it, District 4 Labs. Një pjesë e materialeve të publikuara dhe të shqyrtuara nga Reuters duket se përfshin një përzierje korrespondence personale dhe profesionale, që daton nga viti 2010 deri në vitin 2019.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë