Hakerat kineze sulmojnë SHBA, goditet Departamenti i Thesarit

31 Dhjetor 2024 | 14:52

Departamenti amerikan i Thesarit ka deklaruar se hakerat kinezë kanë mundur të vjedhin dokumente të rëndësishme përmes një sulmi kibernetik të kryer në orët e para të së martës.

Institucioni përgjegjës për nxitjen e prosperitetit ekonomik dhe garantimin e sigurisë financiare të Uashingtonit ka deklaruar se hakerat mundën të tërhoqnin dosje të paklasifikuara, pasi kishin kompromentuar një palë të tretë të lidhur me shërbimin e software-it.

Departamenti nuk dha detaje se sa ishin përmasat e sulmit, apo mbi rëndësinë e dokumenteve të vjedhura, por në një letër dërguar ligjvënësve amerikanë, ai thoshte se pas agresionit të parë nuk ka të dhëna që të sugjerojnë vazhdimin e tij.

Një zëdhënës i institucionit deklaroi ndërkohë se një hetim për identifikimin e natyrës së depërtimit të hakerave është në zhvillim e sipër.

Konstatimi vjen teksa autoritetet amerikane vazhdojnë të luftojnë me fushatën masive të spiunazhit kibernetik të Kinës, e njohur si “Tajfuni Salt”, që u ka dhënë zyrtarëve në Pekin akses tek mesazhet private dhe bisedat telefonike të shumë amerikanëve.

Të paktën 9 kompani telekomunikacionesh në Shtetet e Bashkuara janë prekur nga sulmet kibernetike, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë që ka ruajtur anonimatin.

Vetë autoritetet amerikane mësuan për fushatën “Tajfuni Salt” më 8 dhjetor, kur një ofrues i shërbimit të software-it, “Beyond Trust”, u raportoi atyre incidentin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026