Hakerat publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama/ 5 zhvillimet kryesore

27 Tetor 2022 | 21:07
  • Hakerat publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

Hakerat kanë publikuar të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e radhës në faqen ‘Homeland Justice’ janë publikuar hyrje-daljet dhe letërnjoftimet e kreut të qeverisë. Materiali i publikuar është shoqëruar edhe me një mesazh:

“Zoti kryeministër i Shqipërisë, a i keni treguar popullit tuaj se taksat që ata paguajnë përdoren për të strehuar terroristët e MEK në Durrës? A po iu jepet shqiptarëve njësoj tokë, shtëpi, ushqim dhe karburant falas”, lexohet në mesazhin e publikuar nga hakerat në Homeland Justice.

Lexoni më shumë: Hakerat publikojnë të dhënat e kryeministrit Edi Rama

Edi Rama
  • “Lear Kurti dinte 4 gjuhë të huaja”, Çumani: Jam rritur në jetimore me nënën e tij

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani tha se është rritur së bashku me nënën e Lear Kurtit, Fatmirën në shtëpinë e fëmijës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çumani e përshkroi nënën e 32-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e 19 nëntorit në komisariat, si një grua të fortë që rriti një fëmijë me shumë vështirësi.

Më tej ai tha se Lear Kurti ishte një njeri inteligjent që dinte 4 gjuhë të huaja.

Lexoni më shumë: “Lear Kurti dinte 4 gjuhë të huaja”, Çumani: Jam rritur në jetimore me nënën e tij

  • Zbardhet shkresa, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia

Interpol Tirana i ka kërkuar Prokurorisë së Shkodrës dosjen e shtetasit Ibrahim Licit me qëllim përgatitjen e kërkesës për ekstradimin e tij nga Turqia, ku ndodhet aktualisht.

Në kërkesën që Euronews Albania ka siguruar thuhet se shtetasi Ibrahim Lici ka hyrë në territorin e Turqisë më 24.7.2021.

“Duke qenë se autoritetet turke kanë kërkuar paraqitjen e kërkesës për ekstradim kërkojmë nga ana juaj të dërgohet me tepër urgjencë pranë zyrës sonë dokumentacioni i plotë me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë për kryerjen e procedurave të mëtejshme”, thuhet në kërkesën e Interpol Tirana.

Lexoni më shumë: Zbardhet shkresa, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia

Shkresa
  • Kriza energjetike, Von der Leyen: BE 80 mln euro grante për Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejt Ballkanin Perëndimor për të përballuar krizën energjetike.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Von der Leyen u shpreh se BE do të japë 80 mln euro grante për të lehtësuar kostot e çmimit të energjisë në Shqipëri.

Lexoni më shumë: Kriza energjetike, Von der Leyen: BE 80 mln euro grante për Shqipërinë

  • Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se SPAK nuk e ka hetuar kreun e PD-së Sali Berisha, pasi  nuk e lejon kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Rama ka frikë nga Berisha fizikisht, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë nuk do të hapet precedenti i arrestimit të kryeministrave apo presidentëve.

Lexoni më shumë: Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë

Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e sotme në zonën e prapme të Karaburunit, në një terren të vështirë dhe të thepisur. Pas njoftimit të...
08:42 | 19/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar...
08:01 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026