Haki Abazi: Të votosh kundër Trump, është të votosh kundër politikave raciste dhe anti-emigratore
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Haki Abazi, në një lidhje ‘live’ nga Nju Jorku, tregoi për gazetaren Ilva Tare votën e tij pro Joe Biden, duke kritikuar politikat e gabuara sipas tij të Donald Trump, që sollën rënie të ekonomisë amerikane.
Sipas z. Abazi, rritja ekonomike që u vu re në fillim të mandatit të Donald Trump ishte rezultat i drejtpërdrejtë i reformave të fuqishme të ndërmarra nga dyshja Biden-Obama.
Me favorizimin që i bëri vetëm 1 përqindëshit të të pasurve në SHBA dhe politikave të gabuara ekonomike me vende të ndryshme, përfshi Kinën, Trump sipas tij ka zhgënjyer pritshmëritë e amerikanëve.
“Politikat e gabuara të Trump po rezultojnë me një numër shumë të vogël të punësuarish dhe ulje të rrogave. Një gjë që do i kontribuojë humbjes së Trump është marrëdhënia tregtare me Kinën dhe vende të tjera sepse në mënyrë të pakonsultuar ka prishur marrëdhëniet me vende të tjera duke dëmtuar eksportet dhe kanë ndikuar në pamundësinë e shitjes së produkteve të amerikanëve”, tha z. Abazi.
Në katër vitet e drejtimit të Trump u thelluan përçarjet racore mes amerikanëve, ndaj sipas z. Abazi, të votosh kundër Trump është të votosh kundër politikave raciste dhe anti-emigratore.
“Për 4 vite shoqëria amerikane ka ardhur në buzë të një përplasjeje, ku për herë të parë janë mbyllur dyqanet dhe njerëzit kanë frikë të shprehin votën e tyre. Shqiptarët duhet të përcaktohet drejt për politikat, sepse as vetë republikanët s’e kanë përkrahur Trump.
Ka një anë, që ka mbështetur shqiptarët dhe Kosovën dhe Trump që me politikën e tij i ka bërë dëmin më të madh shoqërisë amerikane. Ne në Ballkan kemi provuar shumë histori dhe kjo mund t’i ngjasojë një përplasjeje që vështirë t’i kthehet normalitetit”, tha z. Abazi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk