Haklaj lexon live emrat dhe paratë e donatorëve të “Shqipëria bëhet”
Të rinjtë e katër partive ishin këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku folën për programin dhe platformën e subjekteve që përfaqësojnë.
Edona Haklaj nga partia “Shqipëria Bëhet” me kryetar Adriatik Lapaj u përplas me Barba Doda përfaqësuese e Partisë Mundësia me kryetar Agron Shehaj lidhur me burimet financiare të partive të tyre.
“Politika kushton, asgjë nuk bëhet pa para dhe do shumë para. Ku e keni burimin e parave, nxirreni”, ju drejtua Doda Haklajt.
Përfaqësuesja e Shqipëria Behët lexoi live emrat e donatorëve, që siç tha janë njerëz të thjeshtë që me dëshirë kontribuojnë në llogarinë e hapur në faqen Shqipëria bëhet.al.
“Futuni te Shqipëria bëhet.al. “Shqipëria bëhet” deri në shtator ka qenë lëvizjes, prej shtatorit jemi parti politike. Të gjithë shqiptarët që duan të kontribuojnë e kanë hapësirën, dhuro me kartën krediti, debiti apo dhuro nëpërmjet transfertës bankare. Shiko kontribuesit, këta janë emrat që kanë vendosur ta lënë publik, kemi Erida 208 euro, Ardian 31 euro, Donald 35 euro, Eduard 52 euro…”, tha Haklaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë