Haliti-Metës: Lekët që ke vjedhur mbajnë me 1 vit rroga të majme gjithë Shqipërinë

25 Gusht 2022 | 15:54

Ish-deputeti Halit Valteri i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës pasi SPAK nisi hetimet për këtë të fundit.

Valteri reagoi duke qenë se Meta ka ngritur akuza në lidhje me Vienën dhe inceneratorët.

Ish-deputeti deklaroi se kurrë nuk ka bërë dhe as do të bëjë kurrë diçka qe nuk e mendon dhe që nuk është e drejtë.

Denoncimi i tij ka ardhur pas 30 vitesh që Meta nuk e lëshoi karriken e politikanit duke vjedhur vazhdimisht e duke manipuluar gjykata.

Sipas Valterit paratë që Meta ka vjedhur mund të mbajnë me rroga të majme për një vit gjithë shqiptarët.

“Sëdyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshuar as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije,” – shkroi Valteri.

Ai pretendon se nëse Meta nuk i dorëzon lekët popullit, do t’i bëjë thirrje SPAK-ut të marrë nën vëzhgim shtëpinë e tij në mënyrë që të mos ketë mundësi për t’i fshehur.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

Përmes një njoftimi për mediat SPAK sqaron se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026