Hamasi dyfishon kërkesat: Marrëveshja për pengjet vetëm nëse përfundon lufta

2 Korrik 2025 | 13:15

Grupi militant palestinez Hamasi ka forcuar pozicionin e tij në negociatat për lirimin e pengjeve, duke kërkuar që çdo marrëveshje e ardhshme të përfshijë përfundimin e plotë të luftës në Gaza, raportoi agjencia Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të grupit.

Zëdhënësi i Hamasit, Taher al-Nunu, deklaroi se grupi është “i gatshëm dhe serioz për arritjen e një marrëveshjeje”, por theksoi se do të pranonte vetëm një iniciativë që çon qartë në mbylljen e konfliktit ushtarak me Izraelin.

“Hamasi është i hapur ndaj çdo propozimi që përfshin një përfundim të plotë të luftës,” tha al-Nunu.

Deklarata vjen në një moment kur një delegacion i Hamasit pritet të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në Kajro, në përpjekje për të arritur një zgjidhje për lirimin e 50 pengjeve të mbetura, pjesa më e madhe e të cilëve mendohet të jetë ende gjallë. Ata mbahen robër prej më shumë se 600 ditësh, që nga shpërthimi i luftës në tetor 2023.

Sipas AP, negociatat po zhvillohen mbi një version të modifikuar të kuadrit të propozuar nga ndërmjetësi amerikan Steve Witkoff, i cili përfshin një plan në faza për lirimin e pengjeve dhe lehtësimin e gradual të ofensivës izraelite.

Zyrtarët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se përparimi në këto bisedime është i brishtë dhe çdo ngërç mbi kushtet për përfundimin e konfliktit mund të minojë mundësinë e një marrëveshjeje afatgjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u pyet në lidhje me reagimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj shitjeve të avionëve F-35 Turqisë. Ai theksoi se...
19:21 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026