Vazhdon mosbindja civile në Serbi, kaos dhe dhjetëra persona të ndaluar
Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.
Raportohet se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.
Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd.
“Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.
Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd.
Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”