Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se veçse po zhvillon bisedime me partitë që ishin në opozitë në përbërjen e kaluar parlamentare.
PDK-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me Hamzën për postin e kryeministrit, dhe kjo parti ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Hamza tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që fillimisht LVV-ja të provojë të sigurojë 61 deputetë për të mbështetur ekzekutivin e ri.
Nëse kalon radha te partitë që deri dje ishin në opozitë, ai tha se është i gatshëm t’i krijojë Kosovës institucione të reja dhe të mos ketë vakum institucional.
“Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga PDK t’i marr përgjegjësitë për krijimin e Qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, jemi në biseda me partitë që kemi qenë në opozitë që ne ta krijojmë Qeverinë”, tha Hamza gjatë një konference për media.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosovë| Certifikohen rezultatet e 9 shkurtit, LVV-ja voton kundër
- Plani i Rritjes, BE: Në këtë fazë nuk ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë