Hapet ambasada e Shqipërisë në Bosnjë Hercegovinë, qeveria miraton vendimin

29 Dhjetor 2023 | 12:54

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur hapjen e misionit diplomatik në Bosnjë Hercegovinë.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të bërë publik këtë të premte, thueht se me propozim të ministrit të për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igrli Hasani, është miratuar hapja e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë.

Financimi i hapjesë së këtij misioni diplomatik pritet të bëhet nga Ministria e Jashtme, sipas buxhetit që është miratuar për vitin 2024 për këtë sektor.

VENDIM PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
  2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
  3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026