Hapet çerdhja në Astir, Veliaj: Zgjidhëm problemin për 170 familje të zonës
Hapet çerdhja e parë në zonën e Astirit. Me një kapacitet për 170 fëmijë, ajo iu vjen në ndihmë prindërve duke ofruar një shërbim me standarde të njëjta si të gjitha institucionet e tjera të arsimit parashkollor të ndërtuara në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se çerdhja i jep zgjidhje problematikës së trashëguar.
“Detyra jonë është të shohim përpara dhe të gjejmë zgjidhje. Zgjidhja që kemi gjetur është duke thyer një tabu sepse sot hapim çerdhen më të madhe në Tiranë, për të cilën kemi marrë një hapësirë me qira, në pamundësi të gjendjes së një terreni në zonën e ‘Astirit’.
Por, nga një zgjidhje e përkohshme, mund të kthehet në një zgjidhje standard për ato zona ku kemi vështirësi për gjetjen e një terreni; pra, në ish-komunat e administruara keq vetëm për të bërë pallate, por jo për të lënë terren për ndërtesa publike,”- tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj premtoi se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i zonave të tilla, si Astiri, ku do i jepet fund çdo problematike me kopshtet e çerdhet, por dhe do të ndërtohen 5 shkolla të reja.
“Mandati që vjen do të jetë mandati i zonave si Astiri, ku duam të shkojmë deri në cepin fundor. Do fillojmë me më të vegjlit, nga çerdhja, te kopshti, te shkolla. Kemi 5 terrene për shkolla, ku pritet të nisë puna së shpejti, tani që edhe çmimet janë stabilizuar pas inflacionit të luftës.
Me zgjidhjen që i dhamë zhbllokimit të autostradës me aksin e rrugës “Migjeni”, tani me të gjitha degëzimet e rrugëve, deri sa të shkojmë në cepin më fundor të “Astirit”, për të shkuar te asfalti, kanalizimet dhe urbanizimin, besoj që fillimi i institucioneve arsimore e vulos këtë si një zonë me perspective.
Investimi që do të pasojë çerdhet, kopshtet, shkollat dhe pastaj zona e lirë ekonomike, që do t’i shërbejë kryesisht “Astirit”, edhe “Kombinatit”, do të jetë vërtetë një lajm i jashtëzakonshëm për komunitetit,”- tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Çerdhja e re, sipas Veliajt bën që banorët e Astirit të marrin të njëjtin shërbim si në çdo cep të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng