Hapet gara për drejtuesit e policisë në qarqe

21 Tetor 2024 | 10:51

Policia e Shtetit ka shpallur thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë”.

“Punonjësit e interesuar që shprehin interesin për të aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë” dhe plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë brenda datës 29.10.2024, ora 16:30, pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm”, thuhet në një njoftim të policisë së shtetit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 29 tetor në faqen zyrtare të Policisë.

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në komisionin te drejtoria e përgjithshme e policisë një kërkesë me shkrim kur shprehin interesin për të aplikuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash. Një automjet tip “Seat” me targa te...
08:22 | 04/07/2026

Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes pas incidentit të regjistruar pranë Jonufrës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” u...
08:01 | 04/07/2026