Policia zbulon një “shtëpi bari” në qendër të Tiranës, detajet e para

10 Tetor 2024 | 08:45

Policia e Tiranës ka zbuluar një “shtëpi bari” që kultivonte kanabis me llampa elektrike, në një operacion që filloi mbrëmjen e djeshme.

Shtëpia e kultivimit u gjet në zonën e Selitës.

Sipas burimeve, dyshohet se janë gjetur sasi të mëdha kanabisi, por detajet e plota mbi operacionin dhe arrestimet e mundshme ende nuk janë bërë publike.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të identifikuar të përfshirët në këtë aktivitet të paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026