Hapet gara për portin në Porto Romano, Balluku: U shërben gjithë shqiptarëve

30 Korrik 2024 | 10:36

Sot hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet e cilësuara si më strategjike më të rëndësishme për nga qeveria socialiste.

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e mbajtur prej saj se në këtë garë janë 15 kompani ndërkombëtare ndër  më prestigjiozet në Europë. Balluku tha se ky port nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë por edhe Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut.

“Ka qenë një vit i shkëlqyer për sa u takon gurëve kilometrik në infrastrukturën shqiptare. Tuneli i Llogaris, premtim i pambajtur i shumë qeverive, tashmë është një realitet. Po ashtu korridori blu, tashmë është hapur aksi Thumanë-Kasharë.

Para se të përfundojë 2024, në do të dorëzojmë edhe tre projekte të mëdha: projekti i Aeroporti i Vlorës, Unaza e Madhe e Tiranës dhe padyshim tuneli i Murrizit. Sot çelja e garës për ndërtimin e Porto Romanos është një nga momentet më të veçanta në ndërtimin e infrastrukturës portuale të vendit që do të shënjojë këtë rrugëtim ambicioz të qeverisë Rama për Shqipërinë 20-30.

E kemi quajtur porti i Shqiptarëve pasi ky port nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur përmes hekurudhës me dy porte të thata përkatësisht në Prishtinë dhe në Strugë. Sot janë 15 kompani  ndërkombëtare të cilat kanë shprehur interes për të qenë pjesë e garës e padyshim 5 prej tyre, ndoshta edhe më shumë janë kompani ndër më prestigjiozet në Europë. Ky interes na nderon dhe na vë në kushtet e një përgjegjësie të madhe”,-tha Belinda Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026