Hapet në Berat ekspozita me libra dhe pulla postare me figurën e Skënderbeut

3 Mars 2025 | 17:24

Ekspozita me libra dhe pulla postare me figurën e Skënderbeut u çel në Berat, ku nuk munguan qytetarë, studiues dhe koleksionistë. Pullat e ekspozuara datojnë që në vitin 1913, ndërsa libri më i vjetër për Skënderbeun i përket vitit të largët 1855 në gjuhën frënge.

ambientet e bibliotekës së qytetit të Beratit është çelur ekspozita me libra dhe pulla postare shqiptare të Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

Të gjitha pullat postare të emetuara që nga viti 1913 nga qeveria e Ismail Qemalit e deri në vitin 2024 janë ekspozuar për publikun, ku morën pjesë edhe studiues dhe historianë. Janë afro 15 pulla postare me figurën e Skënderbeut, ku koleksionisti Hysen Dizdari tregon se më e veçanta për të është ajo e vitit 1913, e cila është shpërndarë në të gjithë botën në 2 milionë kopje.  

“Me rastin e 581 vjetorit të besëlidhjesLezhës kemi organizuar një ekspozitë me librat kryesisht të autorëve shqiptarë dhe pullat postare kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu… numri i librave të ekspozuar mbi 60 për Skënderbeun ndërsa janë të gjitha pullat postare që nga viti 1913 të emetuara nga qeveria e Ismail Qemalit dhe deri në vitin 2024″,-tha Hysen Dizdari, koleksionist.

Libri më i vjetër i ekspozuar në Berat daton në vitin 1855, Historia e Skëndërbeut, i botuar në frengjisht. Sipas studiuesit të artit Arjan prifti, për Skenderbeun janë bërë mbi një mijë botime në Europë dhe Ballkan dhe mbi 900 vepra arti për të.

“Kam një kohë të gjatë  që koleksionoj librat kryesisht botimet e vjetra por në mes tyre dhe botime që i përkasin figurës madhore të Gjergj Kastriot Skendërbeut, më të vjetrin që posedoj në koleksionin tim është Camille Paganel i vitit 1855 është historia e Skëndërbuetfrengjisht është një nga librat më të mirë i njohur”,-tha Arjan Prifti, studiues arti.

Organizatorët dhuruan për bibliotekën e qytetit të Beratit disa nga librat, kushtuar Skënderbeut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026