Hapet segmenti i zgjeruar deri te mbikalimi i Rinasit, Rama inspekton përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë–Durrës
Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, si dhe drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, ishin këtë të martë në terren, ku inspektuan përfundimin e punimeve të dy fazave në autostradën Tiranë–Durrës, nga kthesa e Kamzës deri te mbikalimi i Rinasit.
Ministri Karakaçi bëri me dije se në këtë segment janë shtuar dy korsi ndërsa njoftoi se teknologjia e përdorur në këtë projekt aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Sipas ministrit Karakaçi, në autostradën Tiranë–Durrës bashkimi i tre fazave përfshin rreth 7 kilometra të kontraktuara, ku kanë përfunduar punimet deri te dalja e Rinasit. Ai theksoi se janë përmbyllur dy fazat e para, ndërsa është në vijim faza e tretë që nis nga mbikalimi i Rinasit deri te mbikalimi i Laknasit.
“Është bashkimi i tre fazave, rreth 7 km të kontraktuara në këtë rrugë. Këtu jemi në kilometrat e para dhe përfundojnë në kilometrin e 6, te dalja për në Rinas. Janë shtuar dy korsi të tjera. Patjetër bëjmë një rritje në kategorinë A, por që ne kemi folur për korridoret e gjelbërta që mund të ulin edhe pak shpejtësinë”, tha Karakaçi.
Ai shtoi se në vijim do të ketë edhe ndërhyrje të tjera në kilometrat në vazhdim.
Ndërsa Kryeministri Rama postoi videon nga inspektimi i punimeve ku shkruan se sot hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit.
“Së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier, ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren”, shkruan Rama.
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar