Hapet sezoni i hipizmit në Shqipëri, mbi 30 garues në Korçë

27 Prill 2026 | 10:28

Është çelur këtë të hënë sezoni i hipizmit në Shqipëria, ku mbi 30 garues nga trojet shqiptare kanë marrë pjesë në garën e organizuar në Korçë.

Vitet e fundit ky sport ka qenë në rritje, për shkak të investimeve për pista, organizimit të garave të ndryshme apo edhe promovimit të bërë nga Federata e Hipizmit.

Dashamirës dhe garues tregojnë se tanimë ky sport po zë rrënjë, duke kërkuar që në të ardhmen të jetë një profesion ose të sjellë edhe çmime ndërkombëtare.

“Gara e sotme është çelja e sezonit të hipizmit, ka pjesëmarrës nga Kosova, Tirana dhe Korça. Janë 30 kalorës që marrin pjesë, fëmijë, të rritur dhe me eksperiencë. Hipizmi, siç e shihni nga gara në garë, ka zhvillim më të madh, ka organizime të reja, pjesëmarrës të rinj. Ka edhe turistë që vijnë. Në Shqipëri është më lirë se jashtë shtetit, vijnë mësojnë të kalërojnë”, është shprehur një nga organizatorët.

Ndërkohë, të pranishmit shprehen se kanë ardhur kastile për këtë sport dhe se bëjnë mësime kastile për hipizmin.

“Jam nga Tirana, por jetoj në Angli, vij kastile të bëj mësime, kam sjellë edhe kalin tim. Kam gjetur mikpritje. Vij vërdallë nëpër Evropë për mësime, e gjeta rastësisht, vijmë rrimë një muaj, jemi shumë të kënaqur. Synojmë të shkojmë më lart nëpër Evropë”, është shprehur një grua.

Hipizmi, përveçse si sport, së fundmi në juglindje shihet edhe si një atraksion turistik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026