Hapet spitali ditor në QSUT, Rama thirrje mjekëve: Më shumë vëmendje ndaj pacientëve

29 Gusht 2024 | 15:59

Ditën e sotme është hapur spitali ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në inaugurimin e kësaj strukture, e cila është e para e këtij lloji në Shqipëri me një sipërfaqe 3500 metra katror, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Kjo strukturë pritet të ofrojë shërbimin shëndetësor për 65 mije pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët👨‍

Ndërkohë kryeministri Rama gjatë fjalës së tij vlerësoi punën e mjekëve dhe i bëri thirrje atyre për më shumë vëmendje dhe përkushtim ndaj pacientëve.

“Nëse na shpikni edhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve do ishte shumë mirë. Sepse unë që e njoh sistemin nga brenda, e di shumë mirë që pjesa dërmuese e mjekëve janë super dhe japin shërbim, por mjaftojnë pak individë që janë të pavaksinuar me normat e edukatës dhe etikës në punë për të hedhur poshtë punën e përbashkët të të gjithëve. Unë flas edhe si pacient i spitalit. Ksaj Diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia me streçe dhe ushtrime, por ksaj Linguinales nuk kam çfarë i bëj. I bëj thirrje të gjithëve shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qëndror, se aty jeni jashtë shtetit. Ata që nuk e besojnë thonë propagandë e Rilindjes. Ça të them unë. Si piktor duke iu lexuar fytyrat mund të them që dukeni në formë. Buzëqeshjen mos ja kurseni askujt që vjen të marrë shërbimit. Një buzqeshje e mjekut është shumë më tepër se një recetë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

“Hapet spitali ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

🏥Hapet spitali ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e para strukturë e këtij lloji në Shqipëri në një sipërfaqe prej 3500 metër katror, që do të ofrojë shërbimin shëndetësor për 65 mije pacientë me sëmundje kronike, por edhe të tjerë që do të kenë nevojë për terapi dhe një monitorim të vazhdueshëm nga mjekët👨‍⚕️🧑🏻‍⚕️👩🏻‍⚕️🩺”, ka shkruar Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026