Hapja e rrugës shton turistët në Theth
Thethi, fshati në zemër të alpeve shqiptare, mund të vizitohet edhe në dimër. Tashmë nuk është e nevojshme që të pritet fundi i pranverës për të shkrirë bora, pasi rruga është tërësisht e hapur.
Paulin Polia, zotërues i një prej bujtinave në Theth thotë se ka një trend në rritje të vizitorëve. Hapja e rrugës ka ndikuar që turizmi të jetë funksional 365 ditët e vitit.
“Pas pandemisë, 2022 ka nisur me këmbë të mbarë dhe këtë e shohim në bazë të rezervimeve. Një nga gjërat që ka ndikuar është edhe rruga që u mbajt e hapur dhe në të njëjtën kohë është shtuar kapaciteti i akomodimit dhe numri i turistëve”, thotë ai.
Astrit Villi prej 20 vitesh është guidë turistike. Shumë e rëndësishme për të, është fakti që kërkesa për këtë zonë është gjithnjë në rritje, jo vetëm nga turistët vendas, por dhe ata të huaj.
Për drejtuesin e zonave të mbrojtura, Agim Dardha shumë e rëndësishme është që turizmi të mos jetë vetëm sezonal. Pozitiv është fluksi i turistëve, por sërish mbeturinat janë një problematikë që të vret sytë në peizazhin e mrekullueshëm të Thethit.
“Një ndër problematikat kryesore për Thethin ngelin mbetjet, për periudhën e dimrit nuk janë bashkuar nga bashkua, as në qendër të Thethit, ku banorët disa herë janë ankuar për një rrugëzgjidhje. Por mbetje ka edhe në shtigje te Kanioni, Ujëvara, Syri i Kaltër që janë të paaksesueshme në mbledhjen e mbeturinave”, shprehet Dardha.
LEXONI GJITHASHTU:
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte