Haradinaj: Kurti është mashtrues, nuk i ka numrat për formimin e qeverisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e quajtur “mashtrues” dhe duke thënë se ai nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.
Në një deklaratë për mediat, Haradinaj vlerësoi se mënyra si Kurti po vepron si deputet dhe njëkohësisht në ekzekutiv, është e papranueshme dhe “kriminale”.
“Fakti që çon dorën në Kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi. Është mashtrues. Po i del mashtrimi. Nuk i ka numrat, prandaj po manovron. Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës. I kemi premtuar votë për kandidat konsensual,” deklaroi Haradinaj.
Ai reagoi edhe ndaj një deklarate të Kurtit dhënë një ditë më parë në televizionin publik, ku ky i fundit tha se Nisma e kishte ndihmuar AAK-në ta kalonte pragun elektoral. Haradinaj ia ktheu akuzën duke përmendur se edhe Vetëvendosja ka kaluar pragun falë partnerëve të saj të vegjël.
“Besoj kjo është e njëjtë sikur të thuhet se LVV-ja e ka kaluar pragun falë Listës GUXO dhe Alternativës. Edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën, e pa Listën GUXO, as Vetëvendosje s’e kish kaluar pragun,” u shpreh Haradinaj.
Përplasjet politike mes dy liderëve vijnë në një klimë tensioni institucional, me një Kuvend të sapozgjedhur që ende nuk ka arritur të konstituohet plotësisht dhe pa një marrëveshje të qartë për shumicën qeverisëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë