Haradinaj për Kurtin: Ka recetën se si shkatërrohet populli e shteti
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke komentuar punën e kryeministrit Kurti, ka thënë se ai e ka të shkruar diku recetën se si të shkatërrohet populli dhe vendi i Kosovës.
Haradinaj në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, tha se për këtë çështje gjithmonë ka pasur dyshime, teksa u shpreh se ndryshe kjo nuk shpjegohet.
“Beso kjo nuk shpjegohet ndryshe, fakti që kryeministri i policëve që po i nderojmë në përvjetorin e rënies së tyre, e që i dërgon në veri e përballen me krimin, e që i kanë të gjitha ato probleme, e që e dinë që janë rritur çmimet e prapë nuk ua rritë rrogat”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka pyetur se për çfarë arsye janë bllokuar të gjitha projektet që, siç thotë ai, ne i dimë.
“Pra, si ta shpjegojmë këtë gjendje. Le të ma thotë dikush ku është argumenti në këtë rast që ky njeri nuk ua jep paret e tyre. Pse nuk po ka mundësi që kjo qeveri me të vazhdojë investimin. Pse kjo qeveri ia hoqi paret rrugës Dollc-Gjakovë. Pse i ka bllokuar të gjitha ato projekte që i dimë ne”, tha Haradinaj.
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
- 12:38 Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë
- 12:31 Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë