Hargreaves viziton qendrat e votimit në Drenas: Përdornin të drejtën e votës
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar disa qendra votimi në komunën e Drenasit për të parë procesin zgjedhor. Hargreaves gjatë kësaj të dielë ka vizituar edhe disa qendra votimesh në veri të Kosovës.
Ai tha se janë të lumtur që po shohin qytetarët duke e përdorur të drejtën e tyre të votës, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që të dalin e të zgjedhin përfaqësuesit e tyre nëpër komuna në orët e mbetura të procesit të votimit.
“Ndalesa jonë e radhës ishte në Drenas, të lumtur që më shumë njerëz po dalin për të votuar pasdite. Shpresoj që të gjithë kosovarët do ta përdorin të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë komunalë,” u shpreh ai.
Hargreaves më herët tha se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë