Harris sfidon Trump në debat, kandidatja e PD: Nëse ka diçka, të ma thotë në fytyrë
Tubimi në Atlanta i Kamala Harris mblodhi një turmë që deri më tani nuk ishte parë në fushatën elektorale të demokratëve.
E emocionuar, por e qeshur, kandidatja e demokratëve për Presidencën e SHBA u prit me ovacione dhe duartrokitje.
Në fjalën e saj, Harris përdori gjithnjë e më shumë tonet e sfidës me Donald Trump dhe e vuri atë në lojë për tërheqjen nga debati televiziv i shtatorit.
Ajo u shpreh e gatshme të takohej me të në një përballje të tillë, duke i drejtuar ish-presidentit mesazhin: “Donald, nëse ke diçka për të më thënë, ma thuaj në fytyrë”.
Harris e sulmoi Trump duke e krahasuar atë me mashtruesit, por edhe sa i takon emigracionit, fusha ku ajo duket më e dobët dhe më e cënueshme.
Kandidatja premtoi se do të ripërtërijë akordin për kufirin që sipas saj, Trump e “vrau” në Kongres pasi nuk i interesonte siguria e vendit, por figura e tij.
Në vijim të fjalimit, Harris preku temat e diskutuara në mitingjet e fundit të saj, duke kaluar nga sulmet ndaj Trump tek politikat e tij dhe tek agjenda ekstremiste “Projekti 2025”.
Ajo ritheksoi angazhimin e saj për klasën e mesme, uljen e çmimeve për familjet, luftën për një shëndetësi më të drejtë dhe për liritë e grave, duke filluar nga ajo për abortin.
“Ditën e parë të marrjes së detyrës do të merrem me çështjen e rritjes së çmimeve dhe atë të uljes së kostove. Do t’i ndalojmë taksat e fshehta dhe shpenzimet e tepërta që bankat dhe kompanitë e tjera përdorin për të rritur fitimet e tyre”, premtoi Harris.
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik