Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia tregon si mund të zgjidhej situata
Harta e re gjyqësore për Gjykatat e Apelit, Administrative, dhe për Shkallën e Parë ka pothuajse përgjysmim në të gjithë nivelin e gjykatave në vend.
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia thotë se problemi fillon tek gjykatat e apelit, të cilat qendërzuar të gjitha në Tiranë.
Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, ai tha se është dhënë një propozim nga Komuniteti i Avokatëve për KLGJ-në.
“Në komunitetin e avokatëve ka juristë të shkëlqyer që mund t’i angazhojnë derisa të plotësohen vakancat në sistem e të bëhet i plotë procesi i vetingut”, tha Haxhia.
“Ne seleksionuam më të mirët, dhe i thamë KLGJ-së merr kë të duash”, shtoi ai.
Avokati Gentian Rumano thotë se harta e re do të cenojë aksesin në gjykatë për shumë individë, do të rrisë kostot, angazhimin e avokatëve nga rrethet për të pasur qasje në gjykatën e Tiranës.
“Nuk e di si mund ta kenë menduar, pasi kjo nuk garanton akses për qytetarët”, u shpreh Rumano në emisionin Sot në Euronews Albania.
Avokati Esmerald Xhafaj thotë se nga KLGJ është marrë vendimi për mbylljen e Gjykatës Apelit, dhe Administrative të Shkallës së parë në Korçë, si edhe Gjykata e Pogradecit por nuk është përcaktuar se si do të vijohet me ushtrimin e detyrës së gjyqtarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike