Harta, libra dhe foto të Marubit, Mali i Zi dhe Shqipëria ekspozitë të përbashkët

11 Shtator 2025 | 17:59

“Udhëzues për Shqipërinë”, “Gjuha e Shqiptarëve” dhe “Katër muaj në Shqipëri”, janë disa nga librat e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Në ekspozitën që vjen në Tiranë nga Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi, publiku mund të shohë harta të rralla, kartolina që trajtojnë temën e Shqipërisë në shekujt XIX dhe XX, si edhe punime të fotografit të njohur shqiptar Pjetër Marubi.

“Ekspozita e librave të vjetër, hartave dhe kartolinave për Shqipërinë përfaqëson gjithashtu kujtesën e përbashkët kulturore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e bibliotekarëve për ruajtjen dhe qasjen ndaj trashëgimisë së shkruar të të gjitha komuniteteve kombëtare në Mal të Zi. Prandaj manifestimi ‘Java e Kulturës së Malit të Zi në Shqipëri’, ku marrim pjesë për herë të dytë, tregon sa të rëndësishme janë këto ngjarje për forcimin e lidhjeve kulturore dhe përkuptimin më të mirë të popullit malazez dhe atij shqiptar me veçantitë e tyre”, thotë Dragica Lompar, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi.

Mes librave të prezantuar veçohen udhërrëfyesi nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi në gjuhën gjermane, botuar në Mynih në vitin 1913, “E folmja e shqiptarëve”, po ashtu në gjermanisht, si dhe një udhërrëfyes nëpër Shqipëri i vitit 1930, me informacione për qytetet e Shkodrës, Tiranës dhe Korçës.

Mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.

Ekspozita paraqet një pjesë të dokumenteve nga fondet e Arkivit Kombëtar të Malit të Zi që lidhen me veprimtarinë diplomatike të Principatës së Malit të Zi në periudhën pas Kongresit të Berlinit 1878 dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026