Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Vjenë

5 Gusht 2025 | 17:34

Skulptura unike prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, është rikthyer në Shqipëri pas dy muajsh ekspozimi në një nga institucionet muzeale më prestigjioze të Europës, Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë.

Lajmin e ka bërë me dije Akademia e Shkencave ku sipas saj ekspozita u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe vetë muzeun austriak.

Ajo u çel me një konferencë shkencore ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Vepra 2600-vjeçare, e zbuluar në vitin 2018 pranë Apolonisë (Babunjë, Lushnjë), qëndroi e ekspozuar në “Sallën e Artë” të muzeut nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025, ku u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe ekspertët ndërkombëtarë.

Pas suksesit të ekspozitës, “Kalorësi i Babunjës” është rikthyer në Tiranë dhe do të vendoset për ekspozim të përhershëm në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë pranë ASHSH.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026