Harta territoriale nuk ndryshon, PD: PS kërkon fitore të zgjedhjeve në tavolinë

31 Tetor 2022 | 20:29

Mazhoranca dhe opozita debatuan për disa orë në parlament për ndarjen territoriale të vendit.

Demokratët që ndërmorën edhe nismën për të ngritur Komisionin e Posaçëm deklaruan se vendi duhet të rikonfigurohet me një ndarje të re. Ata akuzuan socialistët për qëllime politike të ndarjes aktuale.

“Mos ja fshehim njerëzve, e kuptoj fare mirë se përse sot s’gjeni dot alibi, ka vetëm një arsye, se përse ju s’pranoni ridimensionim të territoriales, ju atë e bëtë në 2014 për të fituar zgjedhjet në tavolinë”.- tha Alibeaj.

Akuzave iu përgjigj Taulant Balla.

“Ne besojmë që raporti i cili është hartuar nga anëtarët tanë të komisionit por edhe në raportin tuaj ka çështje që duhen lexuar me vëmendje nga të gjithë ne. Në zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri do të garohet në 61 njësi të qeverisjes vendore. Në zgjedhjet e majit të vitit 2025 do të garohet në 12 qarqe dhe ne do të fitojmë prapë”.- tha Balla.

Bashkëkryetarja e demokrate e Komisionit të Posaçëm Dhurata Çupi e konsideroi reformën e 2014-ës të dështuar ndaj dhe duhet të rritet numri i bashkive në 94, që ishte propozimi i tyre.

Ndërsa në radhët e socialistëve, Anila Denaj mbrojti ndarjen e 8 viteve më parë, e cila sipas saj ka pasur një rritje të autonomisë së bashkive dhe rritje të investimeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026

Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka reaguar pas debatit publik që pati përpara kamerave me kreun e PD-së,...
20:02 | 15/07/2026