“Hashim Thaçi po mbahet në Hagë pa gjyq”, Richard Grenell: Evropa ka dështuar
I dërguari i posaçëm i ish-Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahet në burgun e Hagës pa gjyq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell u shpreh se Evropa ka dështuar dhe nuk po reagon ndaj padrejtësisë që, sipas tij, po i bëhet Thaçit.
Ai madje tha se Thaçi duhet të padisë Hagën në gjykatat amerikane.
“Ka shumë arsye pse Europa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin për Hagën, e cila mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat edhe më shumë vite. Është një sistem brutal, arkaik, i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian. Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë,” shkruan Grenell.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein