Haxhiu: Berisha duhet t’i provojë zgjedhjet e ardhshme lokale

18 Prill 2022 | 20:26

Analisti Baton Haxhiu thotë se platforma e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, nuk duhet të përjashtojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në emisionin “Shock” në Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se Berisha, ndonëse është e keqja e PD-së, duhet konsumuar nga brenda dhe duhet të provojë zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Nuk mundet të ndërtohet një platformë kundër një njeriu, pra në këtë rast kundër Sali Berishës. Ky njeri duhet të konsumohet duke qenë në krye dhe të shohë vështirësinë e funksionimit. Duhet t’i provojë zgjedhjet lokale të ardhshme dhe ta shijojë humbjen apo fitoren. Nuk mundet që në betejën që ka bërë, ta dënosh duke mos e bërë pjesë të PD”, tha Haxhiu.

Sipas tij, Berisha nuk largohet me veprime mekanike por duhet t’i mbushet mendja elektoratit që ai nuk duhet të jetë në krye, teksa shtoi se ish-kryeministri po sillet si autokrat me zhvillimin e zgjedhjeve në degët e PD-së.

Ndërsa, analisti Andi Bushati u shpreh se platforma e Alibeajt, kërkon të bëjë bashkimin e demokratëve mbi funeralin e Sali Berishës, për shkak se është shpallur “non grata” nga SHBA.

“Po të shikosh thelbin e platformës së Alibeajt, ajo është të bëjë një pajtohemi mbi funeralin e Berishës. Berishën ta lëmë jashtë si një viktimë të amerikanëve dhe në të tjerët të pajtohemi të gjithë”, deklaroi Bushati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026