Haxhiu rrëfen udhëtimin në Kiev: Kishte një dallim nga luftërat që kam jetuar

16 Qershor 2022 | 20:31

Analisti, Baton Haxhiu duke rrëfyer përjetimin gjatë vizitës së fundit në Kiev, thotë se udhëtimi bëhej si në vitet 1970 me tren që nuk e kalonte shpejtësinë 30 km në orë.

“Ka qenë rreth 12 orë udhëtimi dhe kemi shkuar me një tren me të cilin ka udhëtuar edhe delegacioni që shkonte për negociata në Stamboll”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se udhëtimi ishte i vështirë përveç rrezikut se mund të bombardohej në çdo moment.

Për Kievin, Haxhiu tha se ishte “i zbrazët, por i pa prekur (bombarduar) përveç periferisë”.

“Mungonte gjithçka, gazi, karburantet ndërsa ushqimet ishin kryesisht të paketuara”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, lufta Ukrainë-Rusi ka një ndryshim me luftërat e tjera që ka përjetuar duke iu referuar asaj të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Ishte një gjë që dallon nga ato luftërat që kam parë. Ishte luftë mes dy ushtrive dhe nuk është luftë e shkatërrimit të gjithçka që del përpara. Mund të jetë në Ukrainën lindore diçka më e tmerrshme por në Kiev kishte shije të luftës mes dy ushtrive”, tha Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026