Hazizaj ngre alarmin: Bullizmi nis në klasë dhe përfundon online, kujdes fëmijët!
150 denoncime për dhunë seksuale online, bullizëm dhe nxitje të gjuhës së urrejtjes janë adresuar në platformën isigurt.al përgjatë vitit 2022.
E ndërsa këto fenomene ndodhin thuajse çdo ditë, dhunuesit nuk ndëshkohen, pasi ligji nuk ekziston.
Altin Hazizaj, drejtor i CRCA në një intervistë për Euronews Albania ngriti alarmin për përhapjen e fenomenit të bullizmit mes fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.
Kjo sipas tij, tregon një qasje të re ana e vetë fëmijëve në internet, nga rezulton se në vitin 2022 fëmijët janë viktima të fëmijëve.
“Çështja e bullizmit asnjëherë nuk ka qenë e raportuar në këto nivele, gjuha dhe urrejtja dhe bullizmi ka ardhur në rritje. Kemi një qasje të re ana e vetë fëmijëve në internet, në vitin 2022 fëmijët janë viktima të fëmijëve. Ai buillizmi që ndodh në klasë është bullizëm që fillon në klasë dhe vazhdon online. Ata s’e kuptojnë rëndësinë që ka shpërndarja e materialeve e të ndryshme në rrjetet sociale, por po u hodh një video online ajo nuk fshihet më dhe mund të publikohet kudo duke e përndjekur gjithë jetën”, tha Hazizaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë