Heidenheim “shuplakë” Bayernit/ Leverkusen shkëputet me 16 pikë

7 Prill 2024 | 22:06

Java e 28-të e Bundesligës gjermane prodhoi spektakël, ku nuk munguan rezultatet surprizë, e një prej tyre ishte humbja me përmbysje e Bayernit të Mynihut.

Bavarezët luajtën në transfertë me Heidenheim, duke arritur të shënonin dy gola që në pjesën e parë. Kanë e pas tij Gnabry dërguan shifrat në 0-2, duke dhënë idenë e një fitore të lehtë.

Fraksioni i dytë rezultoi surprizues për ta, ku Sessa e Klaindisnt rikthyen ekuilibrat, me këtë të fundit që shënoi dhe golin e përmbysjes 11 minuta para fundit. Kjo ishte disfata e gjashtë për Bayernin në Bundesligë dhe e dyta në 5 javët e fundit.

Leverkuseni vijon rrugëtimin në krye të tabelës së klasifikimit, i pashqetësuar nga askush. Aspirinat regjistruan fitoren e radhës ndaj Union Berlin, ndërsa goli i vetëm i sfidës u shënua nga Ëirtz. Vendësit luajtën me 1 lojtar më pak prej fundit të pjesës së parë, pasi Gosens u ndëshkua me kartonin e kuq.

Dortmundi po i vështirëson gjithnjë e më tepër llogaritë për cështjen Champions, pasi pësoi një tjetër humbje me rezultat minimal. Verdhezinjtë u mposhtën nga një rival direkt si Stuttgart, duke bërë që të renditen në vendin e pestë. Goli u shënua nga bomber Guirassy.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026