Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BE jep 62 milionë euro grant për ndërtimin
Një pjesë e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë do të financohet nga Bashkimi Europian. Ky i fundit deklaron se ka dërguar në llogari të qeverisë shqiptare, 62 mln euro.
Komisioni Europian ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.
Lajmi është komentuar edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në rrjetet sociale.
“Edhe një herë mbështetja e Bashkimit Europian për vendin tonë është e hapur duke financuar një tjetër projekt të rëndësishëm, për Shqipërinë, por edhe rajonin”, komentoi Balluku, duke shtuar se vlera e përgjithshme e këtij investimi arrin në 120.5 mln euro.
Segmenti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, e cila parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut pranë fshatit Lin.
Projekti përfshin zgjerimin e trasesë nga Shkozeti në Rrogozhinë, në një gjatësi 33 km, si dhe ndërtimin e urave të reja në përputhje me standardet europiane dhe kushtet gjeologjike-inxhinierike e sizmologjike të zonës së projektit.
Po ashtu parashikohet përmirësimi i trasesë, ngritja e ndërtesave të reja të stacioneve në Golem, Kavajë, Lekaj e Rrogozhinë, si dhe rehabilitimi i trekëndëshit të Shkozetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat