Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, BE jep 136 mln euro për ndërtimin. Puna nis në 2025
Qeveria ka siguruar fondet për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Granti me vlerë 136 mln euro është firmosur nga ministri i financave dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.
136.2 mln euro do të na japë Bashkimi Evropian për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Marrëveshja është firmosur në Tiranë, nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.
“Është granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për një projekt investimi në Shqipëri. Duke i shtuar edhe grantin për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, shuma totale e granteve të akorduara nga institucionet e BE-së për investime në infrastrukturë pritet të arrije në mbi 200 milionë Euro”, – tha Mete.
Ndërtimi për hekurudhën nis në vitin 2025 dhe do të shërbejë për transportin e qytetarëve e mallrave, e po ashtu edhe për zhvillimin e turizmit.
“Investimi më i madh i BE-së në Shqipëri deri më sot do të rilidhë shqiptarët brenda pjesës tjetër të rajonit dhe Evropës me tren. Linja hekurudhore e rinovuar do të nxisë udhëtimet brenda vendit, turizmin ndërkombëtar, si dhe do të mbështesë zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të Shqipërisë. Ajo do të reduktojë ndikimin mjedisor të transportit të mallrave dhe të pasagjerëve, falë elektrifikimit të linjës së re.”, – tha ambasadori Silvio Gonzato.
“Duke investuar në infrastrukturën e gjelbër, ne po i hapim rrugën rritjes ekonomike dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme”, – tha Ekatarina Solovova, Shefe e BERZH-it në Shqipëri.
Shqipëria po rikthen trenat pas afro 3 dekadash degradim, duke planifikuar të shtrijë rreth 120 km shina me stacione dhe sisteme që do të garantojnë shpejtësi deri në 100 km në orë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare