Hëna gjigante brenda muzeut
“Muzeu i Hënës” i artistit, Luke Jerram është një model tre-dimensional i Hënës së vërtetë, me një diametër rreth shtatë metra. Ajo përmban një imazh të detajuar të NASA-s mbi sipërfaqen hënore, dhe një anije hapësinore robotike e NASA-s që aktualisht rrethon hënën. Çdo centimetër që rrethon hënën artistike përfaqëson 5 km të sipërfaqes së Hënës.
Megjithëse struktura të jep përshtypjen e një sfere të ngurtë që rri në ajër në murin e katedrales, vepra e artit është në të vërtetë një balonë e mbushur me ajër dhe që brenda ka një burim drite.
Gjatë historisë, Hëna ka frymëzuar artistë, poetë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe muzikantë. Ndërsa vetëm njëra anë e Hënës është gjithmonë përballë Tokës, ana e largët u pa vetëm për herë të parë nga shkencëtarët në 1959.
“Muzeu i Hënës” ofron një mundësi për vizitorët që të studiojnë nga afër këtë anë të largët të Hënës çdo krater, apo lugina që përsëriten në detaje.
Çdo person që e ka parë një vepër të tillë është përkulur para saj shprehen zyrtarët e muzeut. Një mundësi e mirë edhe për fëmijët e pasionuar pas trupave qiellore. Ata shprehen se nuk e kanë parë kurrë kaq afër hënën. Nuk mungojnë fotot e panumërta. Për vizitorët është diçka e mrekullueshme.
Të tjera evente nga “Muzeu i Hënës” janë planifikuar këtë vit në Zelandën e Re, Australi, Kanada, Austri dhe ShBA, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor