Heqja e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku.
Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është paraqitur në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, duke u mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën e SPAK lidhur me Ballukun, një hap i domosdoshëm para se çështja të kalojë për vendimmarrje në Kuvend.
Belinda Balluku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ministre dhe zëvendëskryeministre, është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
SPAK bën me dije se Balluku është gjithashtu person nën hetim për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik, të lidhura me projekte infrastrukturore, mes tyre segmentet rrugore “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, Unaza e Jashtme e Tiranës (lotet 4, 5, 6 dhe 7), si dhe punimet në zonën “Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës”.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme synon marrjen e autorizimit nga Kuvendi për vijimin e procedurave ligjore ndaj zyrtares së lartë. SPAK thekson se, sipas parimit kushtetues, çdo person prezumohet i pafajshëm deri në provimin e fajësisë me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:57 Irani: Nuk ka bisedime teknike me SHBA-në këtë javë në Doha
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar